Opinion/Aktualitet

Thaçi: Amerikanët e varrosën ëndrrën e Serbisë për Asociacion

Analisti politik, Jusuf Thaçi, e sheh deklaratën e emisarit amerikan për Asociacionin si vdekje të “ëndrrës” së Serbisë për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk duhet të jetë “shtet brenda shtetit”.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Thaçi thotë se me këtë, është varrosur ëndrra e Serbisë për Asociacionin, marrëveshja për të cilin është gjetur se ka shkelur Kushtetutën e Kosovës.

“Amerikanët e varrosën ëndrrën e Serbisë për Asociacion/Zajednicë që e shkelë rendin kushtetues në Kosovë (nivel i ri qeverisës), që e cenon funksionalitetin e shtetit të Kosovës (pengesa e bllokada në çdo hap) dhe që krijon shtet brenda shtetit në Kosovë (bosnjizim)!”, ka shkruar Thaci.

“Escobar tha se ka modele të shumta evropiane, ku minoritetet mund të mbrojnë trashëgiminë e tyre kulturore dhe gjuhën amtare, por pa shkelur kornizën kushtetuese të vendit ku jetojnë”, shkroi tutje analisti.

Në fund, Thaçi shkruan se këtu është fundi i lojërave të Bashkimin Evropian për Ballkanin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *