Bota

Tha se Krimea kurrë më nuk do të jetë e Ukrainës, Kievi i reagon presidentit kroat Zoran Millanoviq

Deklarata e presidentit kroat Zoran Millanoviq se Krimea kurrë më nuk do të jetë e Ukrainës, nuk ka kaluar pa kritika edhe nga Kievi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Ukrainës, Oleg Nikolenko, ka thënë se deklarata e presidentit kroat vë në dyshim integritetin territorial të Ukrainës dhe se kjo është e papranueshme.

“Pyes nëse Zoran Millanoviq mund të jetë president i vendit të tij me një retorikë të tillë të 90-ve derisa Kroacia luftonte që ta ruaj shtetësinë e saj? A do të pranonin votuesit e tij të mbyllin sytë para pushtimit të një pjese të vendit të tij? Dyshoj”, ka shkruar Nikolenko në Facebook.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Presidenti kroat deklaroi dje në Petrinji se “Krimea kurrë nuk më nuk do të jetë e Ukrainës, duke aluduar se bashkësia ndërkombëtare ka bërë një “precedent” të tillë me Kosovën. Ai madje shkoi tutje duke thënë se Kosova është aneksuar, duke iu marrë kështu Serbisë.

Në postimin e tij, Nikolenko kujton se “Kroacia mund të kishte humbur një të tretën e territorit të saj për shkak të agresionit të jashtëm” duke shtuar: “Megjithatë, falë luftës heroike, kroatët arritën të mbronin pavarësinë e vendit të tyre”.

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

“Konsiderojmë të papranueshme deklaratat e presidentit të Kroacisë, i cili në fakt vuri në dyshim integritetin territorial të Ukrainës”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Ai e përfundoi njoftimin duke falënderuar “qeverinë kroate dhe popullin kroat për mbështetjen e palëkundur ndaj ukrainasve në luftën kundër agresionit rus”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *