Tetë Vitet e humbura për Shqipërinë dhe politika antikosovare e Edi Ramës
Nga Ruzhdi Peçani
Edi Rama erdhi në pushtet me Partinë e tij Socialiste (PS) në vitin 2013, kishte pritje të mëdha nga qytetarët dhe publiku ndërkombëtar nga ardhja e tij në pushtet. Pas ndryshimeve demokratike në Maqedoninë Veriore, humbjen e regjimit të Hashim Thaçit (PDK) në Kosovë, humbjen e regjimit të Bojko Borisov në Bullgari, një valë e ndryshimit politik,25 prill2021, pritej se do vinte në Shqipëri.
Sondazhet e opinioneve tregonin një disponim të shumicës, se qytetarët shqiptarë janë kundër politikes ekzistuese. Ishin këto tetë vite të humbura për Shqipërinë.
Ndryshimi nuk erdhi …
Pas tetë vitesh në krye të qeverisë shqiptare, sipas gjendjes shpirtërore , votuesit shqiptarë,më 25 prill 2021, ishin gati të dërgonin kryeministrin aktual të Shqipërisë dhe drejtuesin e PS – Edi Rama në pension politik. Në Shqipëri mbretronte entuziazmi dhe atmosfera me frymën e nevojës për të bërë ndryshimin. Kjo konfirmohej nga sondazhet e opinionit publik, të cilat tregonin se 2/3 e qytetarëve shqiptarë ishin pro ndryshimit.Por –Ndryshimi nuk erdhi?!
Çfarë sollën tetë vite qeverisje të Edi Ramës?
Pas fitores së Ramës në zgjedhjet e 2013,fillon degradimi,Shqipëria sa i përket pastrimit të parave gjendja fillon të përkeqësohet . Sipas indeksit AML të Institutit të Bazelit, vendi ishte ndër më të rrezikuarit në kontinentin Evropian. Ngjashëm, iniciativa e Këshillit të Evropës Moneyval zbuloi se “masat e qeverisë shqiptare për të luftuar pastrimin e parave ishin joefektive dhe se duheshin bërë përpjekje të reja shtesë”. Vendi u vendos gjithashtu nën mbikëqyrjen e Task Forcës së Veprimit Financiar të OECD në Mars 2020, si jo-në përputhje me LPP dhe financimin e terrorizmit, si një juridiksion me mangësi strategjike.
Sipas një analize të plotë të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional e publokuar në Gusht 2020, më shumë se 1.6 miliardë euro u investuan në sektorin e ndërtimit vetëm në Tiranë në 2017-2019 dhe burimi është pastrimi i parave. Studimi tregoi se në të njëjtën periudhë, rezervat valutore të vendit u rritën me 3.2 miliardë euro, nga 6.7 në 9.9 miliardë euro.
Sidoqoftë, statistikat zyrtare të biznesit nuk arrinin të regjistronin burimin e një rritjeje të tillë të konsideruar. Ishte gjetur një rritje ligjore prej vetëm 52 milion euro në 2018, një shifër e ngjashme për 2019. Si rezultat, nuk mund të anashkalohej një lidhje midis këtyre numrave të lartë dhe rritjes alarmante të fundit të prodhimit të kanabisit në vend,kjo për shkak të elitës sunduese socialiste të kriminalizuar.
Është për tu habitur që ky “laissez-faire financiar” sa i përket praktikës së pastrimit të parave është zbatuar gjithashtu edhe në sferën publike.
Iniciativa të shumta ekonomike ishin vënë nën vëzhgimin ndërkombëtar dhe vëzhgimin intensiv të opozitës lokale në vitet e fundit nga frika e korrupsionit të madh dhe pastrimit të parave. Krijimi i një agjencie të posaçme publike të investimeve, e cila do të menaxhonte investime strategjike miliona dollarëshe, është refuzuar dhe kritikuar shumë nga FMN dhe Banka Botërore për kornizën e saj të paqartë ligjore në trajtimin e padrejtë të pronës private dhe publike.
Ngjajshëm, Komisioni, shpejt dhe ashpër, kishte hudhur poshtë një propozim për një amnisti fiskale miliona dollarëshe, pasi ajo do të inkurajonte fitimet kriminale për të hyrë në ekonominë reale, ndërsa transformonte vendin në një qendër rajonale të pastrimit të parave. Po, edhepse këto dy iniciativa dështuan, të tjerat patën sukses, siç është projekti i Partneritetit Publiko-Privat (PPP) i Ramës, i cili rezultoi në një rritje të dyfishtë të borxhit publik, nga 63% në 2013, në 95.7% në mes të vitit 2020. Pandemia Covid-19 ka rritur borxhin publik, i cili tani qëndron në mbi 100%.
Sipas Eurostat, Shqipëria arriti raportin më të lartë PPP-PBB në BE, me një ndryshim të qartë nga pjesa tjetër e Evropës. Ekonomistët në të dy anët e spektrit politik duket se pajtohen se partneritetet publiko-private të Ramës tregonin një kërcënim serioz për stabilitetin financiar të vendit dhe kontratat e shumta janë shembuj flagrantë të abuzimit, korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Partneritet publik-privat është autostrada Milot-Balldre, me koston prej 256 milion euro – dyfishi i normave standarde të Bankës Botërore. Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, përmes PPP, bazohet në një ligj antikushtetues, i cili para-përzgjodhi kompaninë përfituese me synimin për të fshehur një projekt privat të pasurive të patundshme me vlerë 120 milion euro. PPP për djegëjen e mbetjeve do të kushtojë 430 milion euro, kompanitë përfituese janë jashtë vendit dhe janë në pronësi të grave të reja 23-vjeçare, të panjohura për komunitetin e biznesit, pa përvojë / kapital.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe opozitës besojnë se partneritetet publiko-private janë një model i qeverisë së Ramës, jo vetëm për qëllime korrupsioni, por edhe për pastrim parash. Heshtja e medias, blerja e votave, një shtet kriminal, korrupsioni në shkallë të gjerë … nëse Rama është me të vërtetë sundimtari më i ri autoritar në Ballkan, kjo duhet të rezultojë në mbikëqyrje dhe presion të madh ndërkombëtar,që pwr habi nuk ndodhte?
Analistët dhe opinioni publik besojnë se tetë vitet e fundit të qeverisjes së Edi Ramës dhe Partisë Socialiste janë vite të humbura për Shqipërinë, sepse shumica e programit politik të premtuar nuk është realizuar dhe Shqipëria nuk ka filluar negociatat me BE, gjë që tregon qartë se Shqipëria nuk ka të ardhme evropiane me Edi Ramën.
Politika antikosovare e Edi Ramës
Kryeministri Edi Rama, ka përdorur retorika nacionaliste që për bashkimin kombëtar, e cila provokoi reagime brenda shqiptarëve, veçanërisht atyre vendeve ku jeton komuniteti etnik shqiptar. Entuziazmi fillestar u shua,ngase ishte floskulë politike, dhe Edi Rama është një simbol për “kanabizimin e Shqipërisë” dhe lulëzimin e krimit të organizuar dhe biznesit të drogës. Ne diskursin publik flet hapur për bashkimin me Kosovën. Edi Rama përdori frymën e Pan-Shqiptarizmit në përpjekjet e tij të fundit për të qëndruar në pushtet. Një retorikë e tillë duke dëmtuar thellë interesat kombëtare shqiptare.
Përderisa Edi Rama po luan me deklaratat në lidhje me idenë e bashkimit me Kosovën, Serbia po punon dhe vepron për “Botën serbe” duke provokuar tensione dhe konflikte të reja rajonale që mund të jenë më të ashpra se luftërat e viteve 1990 në Ballkanin Perëndimor.
Washingtoni zyrtar ka paralajmëruar partitë politike dhe udhëheqësit “të përqendrohen në atë që është e rëndësishme, dhe kjo është integrimi euro-atlantik i Shqipërisë”. Shqipëria, si një anëtare e NATO-s, duhet të harrojë për projektet e mundshme të “shtetit të madh”, derisa Kosova e ka të shkruar në kushtetutën e saj se nuk mund të bashkohet me një vend tjetër.
Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti (LVV), është i vetmi udhëheqës i Kosovës që detektoi herët politikën anti-kosovare të Edi Ramës dhe paralajmëroi publikisht për të, veçanërisht që veprimet politike të Ramës ndikuan në procesin e njohjes ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës.
Edi Rama shpejtë përqafoi iden e korigjimit të kufijëve dhe do shkoj edhe më larg duke përqafuar projëktet serbe me “Minishengenin” që pësoi mutacion në “Open Ballkans”,ku Kosova do trajtohej si një provincë jugore e Serbisë.Kështu ishte vazhdimsia e Ramës duke i bërë inkursion – me thikë pas shpine Kosovës. Një politikë antikosovare po dhe antikombëtare.
Shqipëria vëndi më i varfër në rajon
Analistët besojnë se Edi Rama në përgjithësi po e çon Shqipërinë në drejtim të gabuar, kryesisht për shkak të kushteve të dobëta ekonomike, të cilat pasqyrohen në papunësi të lartë, rritje të kostove të jetesës, paga dhe pensione të ulëta, të cilat nuk lejojnë një jetë të denjë për një njeri dinjitoz, si dhe pandemia Covid-19 që e thelloi më tej krizën dhe kushtet e jetesës.
Shqiptarët populli më i kriminalizuar në Evropë?
Duke përdorur paratë, rrjetet dhe lidhjet e tyre politike të vendosura nga tregtia e kanabisit, organizatat kriminale shqiptare u fuqizua në tregtinë e heroinës dhe kokainës. Shqipëria tani “shërben si një tranzit kryesor për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Evropën” dhe një korridor kryesor tranziti për trafikun e kokainës.”
Këshilli i Evropës kishte konfirmuar se “rreziqet e pastrimit të parave mbeten të larta” dhe se kërcënimet më të mëdha vijnë nga “fitimet kriminale nga trafiku i drogës, krimi në sektorin e doganave dhe taksave (p.sh. kontrabanda, evazioni fiskal etj) dhe korrupsioni”. Shumë pallate shumëkatëshe të mëdha luksoze, kanë marrë leje dhe kanë filluar ndërtimin në Tiranë, kryeqyteti më i varfër i Evropës, duke treguar depërtimin e thellë të parave të paligjshme të narkotikëve në rrjedhat institucionale.
Sipas Departamentit të Shtetit të SH.B.A., “Shqipëria shërben si një bazë për operacionet rajonale të krimit të organizuar”. Një zyrtar i BE tha se “Shqipëria nuk ishte më një terren shumimi. Ajo është bërë një qendër e investimeve, shpërndarjes dhe punësimit”.
Duke përdorur Shqipërinë si një bazë dhe një strehë të sigurtë, grupet shqiptare të krimit të organizuar janë bërë një lojtar kryesor në trafikun evropian të drogës dhe sipas Zoltán Nagy, kreu i Njësisë së Europolit dhe Drejtorisë së Operacioneve të Drogës dhe Krimit të Organizuar, ato janë midis katër grupeve kryesore të kontrollit të tregtisë evropiane të heroinës. Këto grupe besohet se kontrollojnë tregjet në disa vende të BE-së, të tilla si Britania e Madhe dhe Holanda.
Shqipëria mbetet një vend i origjinës dhe tranzitit për trafikimin e qenieve njerëzore, pasi “qeveria shqiptare nuk plotëson plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimimit”. Këshilli i Evropës gjithashtu ka shprehur shqetësimin se korniza aktuale e krijuar për të ndaluar trafikimin e qenieve njerëzore nuk është e mjaftueshme.
”Korrupsioni, veçanërisht në degën ekzekutive, është i përhapur dhe i kudondodhur” dhe “mbetet një problem serioz”. Sipas indeksit të Transparencës Ndërkombëtare, Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara në Evropë. Ekzistojnë gjithashtu prova të qarta të shtetit “të kapur” nga interesat private dhe kriminale.
Besohet se Edi Rama dhe disa udhëheqës politikë shqiptarë janë bërë sinonim i krimit ndërkombëtar, duke penalizuar kështu të gjithë popullin shqiptar, të cilin disa qarqe evropiane po përpiqen ta paraqesin si kombin më të kriminalizuar në Evropë për shkak të drejtuesve të tyre politikë.
Vala e ndryshimeve politike po vjen në Shqipëri
A duhët lejuar vazhdimin që Shqipëria të jetë vendi më i varfër në Evropë, kur disponon potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim dhe prosperitet?
Përgjigja qëndron në elitat politike, të cilat duhët arritur një konsensus shoqëror universal pa të cilin asnjë vend nuk mund të përparojë. Kjo qeveri me Edi Ramën nuk mund të të normalizojë skenën politike dhe të relaksoi marrëdhëniet brenda shtetit.
Mund të thuhet se Shqipëria tanimë ka rënë në krizë të thellë morali shoqëror.Në rrethana të tilla vështirë se ndoj shoqëri i ka shpëtuar zhbërjes.Ky është alarm i kuq kombëtar.
Para opozitës qëndron një sfidë e madhe.Protesta në Tiranë e PD të “riformuar”me Dr. Sali Berisha,kundër ardhjes së ministrit të Millosheviqit Aleksandar Vuçiq dhe projektit “Open Ballkan” sikur na tregon për një zgjim kombëtar që duhët të ndodhë.
Kështu sot, është momenti i një zgjimi mbarëkombëtar për të shpëtuar Shqipërinë nga këthetrat e ndikimit Ruso – Serb, o Shqipëria do zhbëhet!
A do jetë kjo nismë drejtë katarzës kjo mbetet të shifet–por rrugë tjetër nuk ka.Ky regjim antikombëtar duhët shporrur.Nuk mund të lejohet që Serbija të ketë kuislingun Edi Rama në Tiranë.
Rruga Press