Bota

Tetë policë të plagosur në Londër në protestat anti-qeveritare të Ditës së Zjarrit

Tetë oficerë policie u palgosën mbrëmë në Londër teksa protestuesit lëshuan fishekzjarre dhe u përleshën me policinë në marshimin e përvitshëm anti-qeveritar të Ditës së Zjarreve.

Disa qindra demonstrues me maskat tradicionale u mblodhën në sheshin kryesor Trafalgar Square, ku priteshin nga oficerë me veshje të rënda.

Gjatë marshimit të tyre, demonstruesit me pankarta anti-vaksina e anti-kufizime, dogjën një kukull të kryeminsitrit Boris Johnson, teksa policia shtynte kundër tyre për t’i ndaluar.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Autoritetet thanë se u bënë 12 arrestime mes protestuesve për një seri shkeljesh, ndërsa tetë oficerë ishin plagosur nga fishekzjarret.

Policia e Londrës tha më herët se ishin lëshuar 35 urdhra shpërndarjeje në disa zona, prej ndezjes së fishekzjarreve dhe objekteve të rrezikshme.

Në deklaratë shtohej: “Fishekzjarret kanë goditur ose kanë shpërthyer pranë njerëzve dhe kjo mund të shkaktojë plagosje”.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Një protestues i quajtur Richard, tha se protesta e 5 nëntorit vijonte prej disa vitesh dhe është një vijim i marshimeve anti-vaksinë e anti-kufizime.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *