Testi i pështymës që identifikon COVID, zbulojnë studiuesit në Singapor
Një test eksperimental i pështymës mund të identifikojë një infeksion COVID-19 në pak minuta dhe është pothuajse po aq i saktë sa testet PCR, thotë studiuesit.
Testi i shpejtë i pështymës, i njohur si ‘PASPORT’, identifikoi virusin me 97 për qind saktësi gjatë provave në një spital të Singaporit në fillim të këtij viti.
Ndryshe nga një test PCR, ‘PASPORT’ nuk kërkon pajisje laboratorike ose teknikë të specializuar për të dhënë një rezultat, por funksionon duke aplikuar pështymë direkt tek një paisje, e cila indentifikon virusin.
“Një test i besueshëm dhe pa dhimbje i antigjenit të pështymës që është i përballueshëm dhe i përshtatshëm për t’u kryer, do të inkurajonte më shumë për t’u testuar”, tha mjeku Dr Danny Jian Hang Tng, në departamentin e sëmundjeve infektive të Spitalit të Përgjithshëm të Singaporit.
“Kjo mund të na mundësojë të menaxhojmë COVID-19 në mënyrë më efektive jo vetëm në pikën e kujdesit, por edhe në mjedise të tilla si aeroportet, konventat dhe madje edhe në shtëpi”, shtoi Tng.
Pas ngrënies ose pirjes, përqendrimi i grimcave virale në pështymën e një personi bie ndjeshëm, që do të thotë se për të marrë një rezultat të besueshëm, një përdoruesi duhet ose të agjërojë përpara testimit ose të kryejë testin herët në mëngjes, përpara se të hajë ose të lajë dhëmbët.
Rruga Press