Kuriozitete

”Tesla”-s nuk i ndahen problemet, tërheq rreth 54 000 automjete për arsye sigurie

Prodhuesi i makinave elektrike ”Tesla” ka tërhequr rreth 54 000 automjete në SHBA për arsye sigurie të softuerit.

”Softueri i ngarjes autonome të makinave u lejon atyre të kalojnë tabelat orientuese të qarkullimit pa u ndalur plotësisht”, sipas një dokumenti nga Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut të Autostradave të SHBA-së.

Raportet tregojnë se tërheqja mbulon 53 822 automjete, përfshirë disa modelet S, X, 2016-22, 2017-22 dhe modelet Y 2020-22.

Raportet pretendojnë se ”Tesla” do të kryejë një përditësim të softuerit për të përmirësuar perfomancën.

Rruga Press

YouTube player