Terroristi “Mami” nga Zveçani, ishte shofer i drejtorit të “Telekom Srbija” në Kosovë
Nga KosovaNews
Sot, u mbajt seanca gjyqësore të radhës për rastin “Banjska”, ku prokurori special i shtetit, në cilësinë e provës, paraqiti para të pandehurve një inçizim.

Në këtë video u shfaq një tubim i mbajtur më 13 tetor 2021, ku presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq i kishte pritur në Rashkë të Serbisë “një grup qytetarësh serb nga Kosova”, në fakt, të gjithë pjestarë të strukturave ilegale e kriminale të Serbisë, që aso kohe funksiononin në vendin tonë. Në minutën e gjashtë të këtij inçizimi, u shfaq serbi nga Zveçani Vlladimir Radivojeviq – i njohur me nofkën “Mami”, i cili në këtë tubim që ngjasonte me “mitingjet e solidaritetit” të viteve 80ta të shekullit të kaluar, para Vuçiqit e qante hallin e serbëve të Kosovës.

Në sulmin terrorist të 24 shtatorit e vitit 2023 ky “Mami” nga Zveçani u shfaq në mesin e bandës terroriste të Banjskës, i ulur fare pran kryeterroristit Milan Radojçiq. Ai është njëri nga 43 personat e kërkuar nga policia e Kosovës, për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë.

Sipas organeve të sigurisë së Kosovës, Vlladimir Radivojeviq është i dyshuari kryesor për vrasjen e oficerit policor, sot Heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut. Telefoni i tij është gjetur në vendin ku është iniciuar aktivizimi i minës, nga e cila është vrarë efektivi policor Bunjaku. Prezenca e tij në sulm është dëshmuar edhe nga imazhet e gjirimeve me dron.
Por, terroristi “Mami”, nga Zveçani, pëveç se ishte pjestarë i strukturave kriminale të Serbisë në Kosovë, ai kishte pasur edhe një angazhim tjetër në Kosovë dhe ate të mirëpaguar.
Vlladimir Radivojeviq kishte qenë shofer personal i drejtorit të “Telekom Srbija” në Kosovë, apo mts DOO, Zoran Milivojeviç – i njohur me nofkën “Zelja”. “Mami” ishte paguar nga ky operator që në vendin tonë ofron telefoni mobile e shërbime kabllore e IP-TV.
Sipas burimeve të KosovaNews, Vlladimir Radivojeviq i kishte rrjedhur rroga deri në muajin shkurt të vitit 2024, pra, edhe gjashtë muaj pas sulmit terrorist në Banjskë, ku ky kishte qenë një ndër organizatorët.
Zoran Millivojeviq, i njohur me nofkën “Zelja” është njeri i afërt me Vuçiqin e një veçanti me njeriun e Moskës në Serbi, Alleksandar Vullinin. Për më shumë, mund të ndiqni një emision nga produksioni “Insajder” e të emituar, në maj të vitit 2018, nga kanali N1 në Serbi.

Në këtë emision tregohet për një objekt hoteliero-turistik që është ndërtuar në maje të Kopaonikut, në Serbi, mu në buzë të kufirit me Kosovën, prej kah, si në shuplakë të dorës, shifet një pjesë e mirë e Kosovës. Emisioni në fjalë e lidhë “Zeljan” me këtë ndërtim pa leje ndërtimore, si dhe e përshkruan tolerimin e kësaj nga një ministri serbe, në krye të së cilës në atë kohë ishte Vullini. “Zelja” kishte mbajtur pozitën e “drejtorit krahinor për telekomunikacione”, në kuadër të strukturave paralele e ilegale të Serbisë në Kosovë. Gjishashtu, njifet si një harbut, një zhdepës, që i sulmon fizikisht oponentët e Vuçiqit. Biografija e tij “e pasur”, përshkruhet në këtë artikull të botuar në Serbi.
Ndërmarrja shtetërore serbe “Telekom Srbija” është pronare e “ArenaSport”, buqetës së kanaleve sportive të cilat në Kosovë i transmeton (vetëm në serbisht) kompania ArtMotion dhe satelitët e saj.

Pikëtrisht përmes këtyre kanaleve, tre ditë pas sulmit terrorist në Banjskë, në ekranet tona përmes operatorit Art Motion u transmetuan spote propagandistike që glorifikonin terroristët.
Pas reagimit të ashpër të opinionit në Kosovë, Komisioni i Pavrur për Media (KPM) u “alarmua”, duke u detyruar të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme dy dië pas kësaj.

Me datë 3 tetor 2023 KPM nxorri vendim duke urdhëruar ndërprerjen e mënjehershme të këtyre kanaleve dhe paralajmëroj ndërmarrjen e masave të ashpra ndaj operatorëve kabllorë.
Megjthë “alarmin”, KPM-ja me një vendim të befasishëm në natën e 6 shkurtit të 2024-tës, vendosi që kanalet e “Arena Sport” të rikthen në platformat kabllore në Kosovë.
Por, paralamërimet e KPM-së për “masa të ashpra” ndaj operatorëve që lejuan transmetimin e propagandës serbe në Kosovë përfunduan në “ledhatime” duke mos u shqiptuar asnjë gjobë të vetme.
Mosndëshkimin KPM e arsyetoj duke thënë se operatori “Arena Sport”, atje në Serbi, ka kërkuar falje dhe se është zotuar se kjo gjë më nuk do të përsëritet, megjithëse ish kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti në atë kohë nuk e prezantoj askund para deputetëve të Komisionit Parlamentar për Media letrën e kërkimfaljes.
KosovaNews gjatë vitit 2023 ka publikuar një seri hulumtimesh për pronësinë e operatorit ArtMotion dhe televizionit “Klan Kosova”, të cilat u vërtetuan se ishnin të regjistruara në Shkup të Maqedonisë, herë në “Peç, Srbija” e herë në “Djakovica, Srbija”. ArtMotion, ishte regjistruar edhe në Novi Sad të Serbisë, mu në selinë e “Klanit të Novi Sadit”, pasardhës i “Klanit të Zemunit”.

Megjithë “përmirësimet” që i kishin bërë e ku padronët e tyre i arsyetonin duke thënë se ishin vetëm “gabime teknike”, ArtMotion dhe satelitët e tij vazhdojnë t’i transmetojnë kanalet e kompanisë “Arena Sport” të Serbisë. Kompania “Arena Sport” është e “Telekom Srbija”, e cila sipas raporteve të Komisionit Europian kritikohet se është kthyer në një vegël të makinerisë propaganduese të presidentit autokrat serb, Alleksandar Vuçiq.
Rruga Press