Lajme

Terrori në lokalin në Lezhë, arrestohet bashkëpuntori i Ramazan Rrajës

Policia e Lezhës ka arrestuar një 21-vjeçar me precedent të theksuar kriminal. Gjatë kontrollit në banesë këtij shtetasi iu sekuestrua një automatik si dhe municion luftarak.

Sipas uniformave blu dyshohet se ky person, ka qenë përkrahës i autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 13.11.2021, në një lokal në Zejmen të Lezhës, ku hynë të armatosur disa persona të maskuar, mes të cilëve dyshohet të ketë qenë edhe Ramazan Rraja.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Supporter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Sekuestrohen armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Vihet në pranga poseduesi, person me precedentë të theksuar kriminal.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar, si dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të armëmbajtjes pa leje, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi A. L. mbante armë pa leje në banesë, në fshatin Pllanë, Lezhë, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik me 2 krehëra dhe 132 fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: A. L., 21 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, me precedentë të mëparshëm kriminal.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ky shtetas dyshohet si përkrahës i autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 13.11.2021, në një lokal në Zejmen, Lezhë, ku hynë të armatosur disa persona të maskuar, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit A. L.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *