Terrori i policisë serbe ndaj familjes nga Gostivari, reagon ambasadori i Kosovës në Shkup
Pas shkrimit në gazetën Koha lidhur me terrorizimin e familjes shqiptare nga Gostivari në Beograd nga policia serbe, ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.
Në profilin e tij në Twitter, Qehaja shkruar se është “vërtet e tmerrshme, por jo e habitshme për shumë prej nesh, përveç atyre që ende besojnë në politikën e qetësimit të Vuçiçit”.
“Një shqiptare nga u mbajt në paraburgim dhe u detyrua të paguante një gjobë vetëm sepse djali i saj 9 vjeç kishte një këmishë. Vërtet e tmerrshme, por jo e habitshme për shumë prej nesh, përveç atyre që ende besojnë në politikën e qetësimit të Vuçiçit”, ka shkruar ambasadori kosovar në Maqedoninë e Veriut.
Dje familja Bajrami nga Gostivari, burrë e grua dhe djali i tyre i mitur, të cilët pas pushimeve në vendlindje, janë nisur drejt BE-së ku edhe jetojnë prej vritesh, janë ndaluar dhe terrorizuar nga policia serbe afër Beogradit.
Pas kontrollit, familja shqiptare është shoqëruar për në stacion të policisë vetëm sepse djali i tyre i mitur, ka pasur të vesh një bluzë me shqiponjë.
Nga ora 19 e ditës së djeshme e deri sot pasdite, policia kishte mbajtur peng familjen shqiptare në polici, ndërsa para gjykatës e ka nxjerrë nënën e djalin, S.B, e cila është dënuar me 30.000 dinarë si dhe është shpallur “person non grata” deri në vitin 2031.
Gruaja nuk është lëshuar derisa e njëjta ka paguar gjobën në para dhe kur e ka firmosur vendimin gjyqësor, me të cilën asaj i ndalohet hyrja në territorin serb për 7 vitet e ardhshme.
Ndryshe, ky i familjes shqiptare nga Gostivari nuk është rast i vetëm kur terrorizohen shqiptarët nga policët serb. Përveç ryshfetit, në shumë raste, shqiptarët që kalojnë edhe tranzit nëpërmjet Serbisë, po keqtrajtohen dhe madje po futen në burgje vetëm se janë shqiptarë. (koha.mk)
Rruga Press