KryesoreLajme

Terras dënon sulmin në veri: Kriminelët të dalin para drejtësisë

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras dënoi sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në veri, derisa theksoi se të gjithë kriminelët duhet të dalin para drejtësisë.

Anëtari i Parlamentit Evropian, në konferencën për media të hënën në Prishtinë, tha se Kosova ka bërë përparim në disa prej reformave të nisura.

Lexo më shumë  Kush po gënjen, Trumpi apo Putini? Lavrov: Askush nuk na ka pyetur për vendosjen e trupave paqeruajtëse evropianë në Ukrainë

Ai paralajmëroi se gjatë qëndrimit në Kosovë do të vizitojë edhe veriun e vendit.

Mbrëmjen e 29 nëntorit ka ndodhur një shpërthim në fshatin Varagë të komunës së Zubin-Potokut, në pjesën veriore të Kosovës.

Shpërthimi ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se sulmi është kriminal e terrorist dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Beogradi.

Lexo më shumë  Dodiku dënohet me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës politike

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sulmi ka pasur synim dëmtimin e infrastrukturës “mbase edhe më të rëndësishmen që kemi”.

Prej Ibër-Lepencit furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të Kosovës, gjithashtu Koorportata Energjetike e Kosovës./KP

YouTube player