Bota

Tërmeti shkund Pakistanin, 20 të vdekur e mbi 300 të plagosur

Pakistani është goditur nga një tërmet me magnitudë 6 gradë të shkallës rihter, duke shkaktuar të paktën 20 viktima. AlJazeera shkruan se kanë qenë autoritetet që kanë raportuar ngjarjen e rëndë të regjistruar gjatë natës.

Mësohet gjithashtu se mbi 300 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mes viktimave ka edhe fëmijë, por ende nuk janë identifikuar të gjithë për shkak se shumë prej trupave kanë mbetur poshtë ndërtesave të shembura.

Lexo më shumë  “Luftë e hapur”, Pakistani bombardon Kabulin pas përshkallëzimit në Afganistan

Harnai është zona më e prekur, ndërsa zonat e tjera që janë prekur gjithashtu nga tërmeti janë rrethinat Quetta, Pishin, Ziarat, Chaman dhe Sibi. Zyrtarët e provincës së Balochistan kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas kësaj tragjedie.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *