Bota

Tërmeti në Turqi, OKB kërkon 1 miliard dollarë për t’i ardhur në ndihmë të prekurve

Kombet e Bashkuara janë duke u kërkuar vendeve anëtare që të kontribojnë me 1 miliard dollarë për t’iu ndihmuar miliona njerëzve të prekur nga tërmeti që ka lënë të vdekur mbi 42.000 njerëz në Turqi dhe Siri.

“Sot Kombet e Bashkuara janë duke bërë thirrje për ndihmë humanitare prej 1 miliard dollarësh për popullin e Turqisë, që është duke vuajtur nga tërmeti më shkatërrues që e ka goditur këtë shtet në shekullin e fundit”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion radari në Rusi

Ai ka thënë se rreth 5.2 milionë njerëz kanë nevojë për këto fonde.

“Turqia është shtëpia e numrit më të madh të refugjatëve në botë dhe ka treguar bujari të madhe me fqinjët e saj sirianë përgjatë viteve. Tani është koha që bota ta mbështesë popullin e Turqisë – ashtu siç ata kanë treguar solidaritet me vendet tjera që kanë kërkuar ndihmë”, ka thënë Guterres.

“Njerëzit janë duke vuajtur dhe nuk kemi kohë për të humbur” ka thënë Guterres, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndajë fonde për t’iu përgjigjur një prej “katastrofave më të mëdha natyrore të kohës sonë”.

Tërmeti i parë, 7.7 shkallë i Rihterit, ka goditur Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, i përcjellë disa orë më vonë nga një tërmet 7.6 shkallë. Më shumë se 42.000 njerëz kanë vdekur në të dyja vendet, derisa mijëra të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Lexo më shumë  BE-ja ndihmon Ukrainën me 18.1 miliardë euro – para nga fitimet e aseteve të ngrira ruse

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *