Tërmeti në Turqi dhe Siri, sot ditë zie kombëtare në Shqipëri
Qeveria shqiptare ka vendosur që kjo e hënë të jetë ditë zie kombëtare në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka kanë shkruar se ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shënjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë.
Më shumë se 33 000 viktima janë konfirmuar deri tani dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të lënduar pas tërmetit me magnitutë 7.8 Rihter që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën e 6 shkurtit.
Rruga Press