Lajme

Tërmeti në Shqipëri, sizmiologu: Nuk ka lidhje me atë të Turqisë, lëkundje të tilla janë të zakonshme

Një tërmet me magnitudë 3.9 i shkallës Rihter u regjistrua mesditën e sotme në vendin tonë, me epiqendër mes Elbasanit dhe Librazhdit. Lëkundjet u ndjenë në Librazhd, Tiranë, Elbasan dhe Korçë.

Sizmiologu Rrapo Ormeni qetësoi qytetarët duke thënë se tërmeti i ndjerë sot në vendin tonë, nuk ka lidhje me tërmetin në Turqi.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Ai tha në një prononcim për mediat se lëkundje me magnitudë deri në 4 ballë janë të zakonshme dhe se nuk ka vend për panik.

“Ky tërmet nuk ka lidhje me tërmetin e rënë në Turqi. Lëkundje me magnitudë deri në 4 ballë janë të zakonshme.”, tha Ormeni.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *