Tërmeti në Greqi/Video, suvaja bie nga ndërtesat te makinat, thyhen xhamat
Banorët në Follorinë u përballën me dëme kolosale pas tronditjes që pësuan nga tërmeti i fortë prej 5.3 Rihter që ndodhi pak para orës 12 të mbrëmjes së kaluar.
Banorët u tronditën për disa sekonda, duke bërë që ata të dilnin nga shtëpitë e tyre, ndërsa shumë prej tyre zgjodhën të flinin në makinat e tyre për më shumë siguri.
“Në fillim ndjemë bibliotekën ngjitur me shkallët duke u dridhur ndërsa në të dytën librat binin njëri pas tjetrit. “Sa e kuptuam këtë, dolëm menjëherë”, thotë një banor i Florinës për Voria.
Rruga Press