Bota

Tërmeti me fuqi shkatërruese prej 8.2 shkallë të Rihterit godet Alaskën, autoritetet alarmojnë për cunami të mundshëm

Është ndezur alarmi për paralajmërimin e cunamit në Codiac të Alaskës, pasi që një tërmet me fuqi shkatërruese prej 8.2 ballë të Rihterit goditi këtë ishull.

Qendra për paralajmërimin e cunamit ka bërë të ditur që në Guam dhe ishujt North Marian, mund të ketë cunami të fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Fillimisht ishte raportuar se fuqia shkatërruese e tërmetit ishte 7.2 shkallë të Rihterit, por më vonë instituti amerikan për gjeologji, ka njoftuar se mund të ketë fuqinë prej 8.2.

Lexo më shumë  Shpenzimet e NATO-s për mbrojtjen arrijnë rekordin prej 1.4 trilion dollarësh

Ky institut amerikan gjithashtu ka njoftuar se tërmetit ka ndodhur në orën 22:15, dhe epiqendra e tij ishte në një thellësi prej 35 kilometrave.

Në aplikacionin EMSC, banorët e ishullit Codiac që është 400 kilometra larg epiqendrës, raportojnë se kanë lëvizur gjësendet nëpër shtëpitë e tyre.

E pas këtij tërmeti të fuqishëm kanë pasuar dy tjerë me fuqi prej 6.2 dhe 5.6 shkallë të Rihterit. Autoritet lokale kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të asaj zone.

Lexo më shumë  Rusia i ka dhënë informacione sekrete Iranit para se të nisë lufta

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *