Opinion/Aktualitet

Tërmeti i 26 Nëntorit në zonën e 5 Majit vazhdon shkundjet edhe pas 2 vitesh

Shkruan Ervin Goci

Termeti i 26 Nentorit ne zonen e 5 Majit vazhdon shkundjet dhe pas 2 vitesh. Mijera shqiptareve u dridhet toka nen kembe..

Pasi e mbushi qendren me fllusken e ndertimeve qe pastrojne parate me shifra stratosferike, tani ka gjetur modelin e ri te flluskes se ndertimeve me para publike.

Ne vend qe Bashkia, qe vjen nga fjala “bashkesi”, te shohe dhe te kujdeset per sherbimet komunitare te banoreve te qytetit, u leshon paralajmerime me vdekje me shkrim, duke u thene lirojeni se ju hoqa qafe. Jane me qindra shtepia pa asnje demtim nga termeti, eshte nje komunitet organik qe kane mesuar te bashkejetojne me njeri-tjetrin dhe ku akoma merr kuptim fjala kojshi. Nderkohe qe nje dite te bukur, komplet nga hiçi, çizmja e pushtetit -m’u si parmende – ka vendos me leru çdo centimeter toke..

Lexo më shumë  Çfarë e lidh të djathtën ekstreme nga Serbia dhe BE-në?

Fati i ketyre te shkreteve qe ju kthye cikli permbys, njehere e nje kohe qyteti mezi i priste ato si mase e punetorise te gatshem per te sakrifikuar gjithçka, tani i flak tutje se paraja vjen nga droga e aferat mafioze, vdiq puna. Ja sa te ndertojme dhe nja 1000 kulla te tjera dhe flasim pastaj.

Per te gjithe kirurget plastike qe fillojne dhe bejne historine e tokes dhe pronareve desha t’ju them qe ne shoqeri ka forca dhe ngjarje qe jane shume me te medha se çeshtjet private; me banoret qe jane dyndur ne Tirane per nje jete e mire, po ndodh nje gje e ngjashme me ish-pronaret, por ne kushte te tjera kur per paradoks pronaret e rinj jane te ardhurit e dikurshem.

Lexo më shumë  Çfarë e lidh të djathtën ekstreme nga Serbia dhe BE-në?

Kjo qe po ndodh eshte kriminale dhe e gjithe klasa politike eshte bashkepunetore, te gjithe te persekutuarve te koheve “moderne” u lind e drejta te perdorin çdo forme per te mbrojtur pronen dhe te drejtat e tyre, po mbi te gjitha strehen mbi koke.

Opozitarizem eshte te flasesh per ta, t’i mbeshtesesh, t’u dalesh ne krahe, ta mprehesh gjuhen, po jo vetem gjuhen, te shkosh te bashkohesh me ta; ata jane nuk jane anonime, ata jane deshmia me e eger e katrahures, por ne te njejten kohe dhe shtresa shpresedhenese..ata jane enderrimtaret e fundit.

E kam si krenari personale qe kam mundur ne ndonje rast te jem ne krah tyre dhe fizikisht..

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *