Bota

Tërmeti, BE mobilizon mbi dhjetë ekipe shpëtimi për të ndihmuar Turqinë

Më shumë se 10 ekipe shpëtimi janë mobilizuar nga Bashkimi Europian për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit që goditi Turqinë.

Komisioni Europian në një deklaratë bëri me dije se gjithashtu Italia, Spanja dhe Sllovakia kanë bashkuar forcat dhe kanë ofruar ekipet e tyre të shpëtimit për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në Turqi, shkruan The Guardian.

Lexo më shumë  Zgjidhet pasuesi i Trudeau, Mark Carney do të bëhet kryeministri i ri i Kanadasë deri në zgjedhjet e reja

“Ekipet e Kërkimit dhe Shpëtimit janë mobilizuar shpejt nga Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Franca, Greqia, Hungaria, Malta, Holanda, Polonia dhe Rumania për të mbështetur reaguesit e parë në terren”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë.

Gjithashtu BE ka deklaruar se është e gatshme të mbështeste të prekurit në Siri, por tha se nuk kishte marrë ende një kërkesë nga vendi për të aktivizuar mekanizmin e mbrojtjes civile të BE-së, i cili koordinon ndihmën nga BE-ja dhe vendet e tjera evropiane.

Lexo më shumë  Kryeministri britanik thotë se anija naftëmbajtëse që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *