Lajme

Tërmeti 4.8 ballë / Dëmtohen disa pallate në Pukë, plasaritje në Spitalin e qytetit

Disa pallate janë dëmtuar si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, që u regjistruan mbrëmjen e djeshme në vendin tonë. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të Bashkisë së Pukës, sipas së cilës edhe në Spitalin e qytetit janë shënuar plasaritje dhe rënie suvash.

Bashkia Puka po nderlidhet për pasojat e kësaj situate. Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkoh që janë porositur administratorët dhe krepleqt e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate. Deri tani janë konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e muzeut, dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorve ka plasaritje, nderkoh janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve. Plasaritje dhe renje suvash ka dhe në spitalin e qytetit. Inkurajoim të gjithë banorët të rimarrin veten me shpresen se nuk do kemi paslekundje dhe për çdo shqetësim të informojnë në numrat pa pagesë 128 ose 129.”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Pukës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Një tërmet i fortë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në vendin tonë. Sipas EMSC (Qendra Sizmiologjike Mesdhetare), magnituda e tërmetit ishte 4.8 ballë (4.3 e shkallës Rihter) me epiqendër Lumëbardhën,17 km në verilindje të Pukës, thellësia 2 km. Lëkundjet e tij janë janë ndjerë në Pukë, Kukës dhe Shkodër. Valët e këtij tërmeti u përhapën dhe në Kosovë e Malin e Zi. Deri tani nuk raportohen dëme materiale.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Rruga Press

YouTube player