Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë u regjistrua në Milano pasditen e sotme në orën 16.59. Epiqendra ishte në Trezzano sul Naviglio në një thellësi prej 7.9 km. “Corriere” raporton se tronditja u ndje në katet e poshtme të shtëpive në Lombardi. Për dëme nuk raportohet.