Bota

Tërmet i fuqishëm në Afganistan, të paktën 250 të vdekur

Një tërmet i fuqishëm ka lënë të vdekur të paktën 250 njerëz dhe qindra të lënduar në Afganistan, ka thënë një zyrtar lokal për BBC-në të mërkurën.

Fotot e shpërndara në rrjetet sociale tregonin njerëz në barela, nën rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika.

Zyrtari i qeverisë ka thënë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet, pasi mbi 150 janë të lënduar dhe aktualisht po marrin trajtim. Disa janë në gjendje të rëndë.

Lexo më shumë  Zelensky i propozon Moskës një armëpushim në sektorin energjetik

Tërmeti pati epiqendrën rreth 44 km nga qyteti juglindor i Khostit.

Lëkundjet u ndien në më shumë se 500 km në Afganistan, Pakistan dhe Indi, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Tërmeti – i cili goditi gjatë orëve të para të mëngjesi në kohën kur shumë njerëz po flinin – ishte një tërmet me magnitudë 6.1 në një thellësi prej rreth 51 km, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Lexo më shumë  Italia refuzon përdorimin e bazës së Sicilisë nga aeroplanët amerikanë për operacione në Lindjen e Mesme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *