Tërhiqet legjenda e MOTO GP/Lamtumira e ‘doktorit’ pas 25 vitesh
Nëntë herë kampioni i botës, Valentino Rossi do të zhvillojë të premten garën e tij të fundit në MOTO GP.
Pas 9 titujsh kampion dhe një karriere 25-vjeçare, “doktori” ka vendosur të përqendrohet te garat automobilistike.
Nga e premtja e 12 nëntorit, në Valencia, me provat e lira do të nisë gara e fundit në karrierën e 42-vjeçarit, e cila do të zhvillohet pasditen e së dielës, në të njëjtin cirkuit ku Valentino humbi Kampionatin Botëror të 2006-ës për shkak të një aksidenti.
Karriera e tij në “Grand Prix” ka zgjatur 25 vjet, teksa Rossi është motoristi i vetëm në histori që ka fituar Kampionatin Botëror në 125cc, 250cc, 500cc dhe MOTO GP.
Nga shumë fansa ai konsiderohet si më i madhi i të gjitha kohërave, dhe padyshim MOTO GP nuk do jetë i njëjtë pa të.