Lajme

TËRHIQET Birra ‘Peja’ nga koncerti në Korçë: Në momentin që kuptuam se është ftuar këngëtari Bregovic, u tërhoqëm

Birra Peja nuk do të jetë pjesë e Festivalit të Birrës në Korçë. Nëpërmjet një njoftimi, Birra Peja thotë se shkak i tërheqjes së mbështetjes së tyre për festivalin është këngëtari serb Goran Bregovic i cili është ftuar nga organizatorët.

“Ne besojmë që Festivali i Birrës duhet të sjellë kënaqësi duke krijuar një atmosferë miqësore mes të gjithëve, andaj edhe jemi të hapur për të mbështetur iniciativat tjera argëtuese për të zëvendësuar këtë festival”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Kurti uron Starmerin: Presim bashkëpunim

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç. Pavarësisht thirrjeve, Bashkia Korçë nuk ka bërë hapa pas dhe ka deklaruar se koncerti do të zhvillohet.

Kush është Goran Bregoviç?

Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *