Lajme

Tërhiqen të gjitha llojet e produktit “Kinder” nga tregu i Maqedonisë së Veriut

“Atlantic Trade Skopje Sh.P.K Shkup” njofton se si distributor i gamës së kompanisë “Ferrero” në vend, me kërkesë të prodhuesit “Ferrero”, zgjeron tërheqjen nga tregu të gjithë prodhimit të “Kinder Chocobones”, “Kinder Surprise Maxi 100g” dhe “Kinder Mini Mix Peluche”.

Kompania thekson se vetëm ato produkte që prodhohen në Arlon në Belgjikë janë subjekt i tërheqjes nga tregu.

Siç thonë në kumtesë, në kuadër të testimit të vazhdueshëm të salmonelës në bashkëpunim me autoritetet e sigurisë ushqimore, Ferrero po mbyll përkohësisht fabrikën e saj në Arlon, Belgjikë. Me efekt të menjëhershëm, i gjithë prodhimi i “Kinder Chocobones”, “Kinder Surprise Maxi 100g” dhe “Kinder Mini Mix Peluche”, nga Arlon, do të ndërpritet.

Lexo më shumë  Misioni i Këshillit të Evropës: Në zgjedhjet në Serbi pati dhunë, presion ndaj votuesve dhe prani të personave të maskuar

“Si distributor i përgjegjshëm, marrim të gjitha hapat e nevojshëm për të ruajtur besimin e plotë nga klientët dhe për të vepruar në tërheqjen e shpejtë të produkteve të listuara nga tregu. Kërkojmë nga konsumatorët nëse tashmë kanë ndonjë nga produktet e mësipërme, të mos e konsumojnë atë. Ata mund ta kthejnë atë në pikën e shitjes ku e kanë blerë, si dhe të kontaktojnë ekipin e kujdesit ndaj konsumatorit në potrosacki-servis@ferrero.com”, thuhet në deklaratë.

Lexo më shumë  Xhaferri: Nafta në Shqipëri më shtrenjtë se në Kosovë, 'turizmi i karburantit' i kushton shtetit 400 milionë euro

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *