Sport

“Tërbohen” serbët: Kosova na merr futbollistin e lindur në Beograd

Emir Sahiti konfirmoi një ditë më parë se do të luajë me përfaqësuesen e Kosovës.

Deri këtu nuk ka asgje për t’u çuditur për një lojtar që ka veshur edhe fanellën e Shqipërisë, madje me Shpresat ku ka shënuar 2 gola në 11 paraqitje.

Por nga Serbia siç duket po çmenden pasi 22-vjeçari ka lindur në Zemun, në Beograd dhe nuk arrijnë ta përtypin faktin që nje lojtar i lindur në kryeqytetin serb të veshë fanellën e Kosovës.

Lexo më shumë  Muçi: Kemi ardhur për të fituar në Poloni dhe t’i bëjmë të gjithë krenarë

Gazeta më e madhe Kurir shkruan plot provokim “Një djalë i lindur në Zemun ka vendosur të luajë për të ashtuquajturën Kosovë”, teksa më pas pohon se dhe ëndrra e futbollistit ishte arritja në përfaqësuese.

Aktualisht Sahiti po lë përshtypje të mira me Hajduk Split në kampionatin kroat teksa më parë ka luajtur edhe për Trepçën, Rabotniçkin, Shibenikun.

Lexo më shumë  Shqipëria për fitore në Poloni, formacionet zyrtare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *