TEORIA E RE! Dëshmia RRËQETHËSE e një vajze nga Tetova: Zjarri mund të jetë shkaktuar nga defibrilatori, mjekët po tentonin të rikthenin në jetë një paciente
Jovana K. nga Tetova tha se motra dhe babai i saj, i cili ishte shtruar në spitalin modular që u dogj mbrëmë ishin të fundit që shpëtuan përmes dritares duke mos u prekur nga flakët që u morën jetën 14 pacientëve. Ajo u shpreh se zjarri mund të ketë nisur nga dhoma ngjitur me ta, ku mjekët po përpiqeshin që të ringjallnin një vajzë me defibrilator.
Sipas këtyre versioneve jozyrtare, është e mundur që të ketë pasur një shkëndijë në prizë me të cilën ishte lidhur defibrilator, por nuk përjashtohet mundësia që dhe vetë defibrilatori të shkaktojë një zjarr. Megjithatë ky version pritet që të konfirmohet.
“Zjarri filloi nga dhoma ngjitur asaj ku ishte shtrirë babai im. Motra ime qan gjatë gjithë kohës dhe është shumë e mërzitur. Ajo ishte me babanë tim si shoqëruese në spitalin modular në Tetovë. Në spitalin modular, kur morëm një pacient, na thanë të linim një anëtar të familjes si shoqërues sepse nuk kishte staf të mjaftueshëm. Kam dëgjuar gjithashtu se kishte një nënë dhe një vajzë që ishin djegur sepse vajza nuk donte të linte nënën e saj dhe ata u dogjën së bashku. Kur shkova atje pashë njerëz të djegur, kufoma, shumë të plagosur, ishte e tmerrshme! Unë nuk uroj që dikush të shohë një pamje të tillë. Spitali u dogj për pak minuta, në ato dy minuta kush arriti të shpëtojë doli, të tjerët u dogjën shumë shpejt,”-tha ajo për “Free Press”.
Rruga Press