“Tentakulat Berberi” Ish kreut te ARRSH përfitoi tendera edhe tek Agjencia Kombëtare e Turizmit për Shqipërinë
SPAK ka zbardhur dosa biseda mes Ervis Berberit dhe Valter Begaj në lidhje me një tender që kompania e tyre kishte fituar.
Këto biseda të bëra në vitin 2019 dhe vitin 2020 ku shtetasi Valter Begaj e informon shtetasin Evis Berberi, se ata kanë fituar një tender tek Agjencia Kombëtare e Turizmit.
Më pas shtetasi Evis Berberi bisedon me shtetasin Valter Begaj dhe shtetasit Besnik Leskaj, Redjan Basha, këta te fundit ortakët shoqërisë “Albkons”sh.p.k.
Bisedat zhvillohen në ne lidhje me pjesëmarrjen si bashkim operatorësh ekonomike ne tendera, si më poshtë:
Në datën 22.10.2019, ne orën 11:24, shtetasi Valter Begaj i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi: “Nga AKT e morëm jemi kualifikuar vetëm ne kundërshtari, Por ka bere ankimim. Dje besoj i bene përgjigje”.
Ne datën 18.11.2019, ne orën 10:17, shtetasi Valter Begaj i dërgon sma shtetasit Evis Berberi: “Nesër firmos akt”
“Në orën 10:17, Evis Berberi: “Super”. Ne orën 10:17, Valter Begaj: Informohu se ndryshe u dhjemë.
Ne bisedat e mësipërme, rezulton se bashkimi i operatorëve ekonomike “Net group” sh.p.k dhe “D&C Partners” sh.p.k,” është shpallur fitues i procedurës se prokurimit me objekt “Studim Strategjia e brandimit dhe marketingut të turizmit shqiptar”.
Për këte procedure prokurimi, ne datën 19.11.2019 është lidhur kontrata midis Agjencisë Kombëtare te Turizmit dhe Bashkimit të Operatoreve Ekonomike “Net Group” sh.p.k dhe “D&C Partners” sh.p.k” ne vlerën 34,900,000 leke pa TVSH.
Rruga Press

