Tensionet te “5 Maji”, gazetarja e Ora News largohet me forcë nga policia teksa raportonte Live
Me tensione të shumta është shoqëruar situata në lagjen “5 Maji” mëngjesin e sotëm.
Përveç banorëve, forcat e policisë kanë larguar me forcë gazetaren e Ora News, Sonila Musai e cila ishte duke raportuar Live ngjarjen.
“Punonjësi i policisë bashkiake i cili paguhet nga taksat e mia, duke ushtruar dhunë ndaj një femre mbi të gjitha e cila është në krye të detyrës. I thashë më lini se do dal vetë. Të gjithë këta që paguhen nga taksat tona, unë isha në krye të detyrës dhe interesi ynë është se çfarë ndodh me këta njerëz. Janë larguar gratë më dhunë,” tha gazetarja.
Musai shtoi se edhe gratë e lagjes “5 Maji” të cilat ishin në mbrojtje të shtëpive të tyre janë larguar me dhunë nga forcat e policisë.
Pavarësisht se gazetarja ishte e identifikuar me logon e Ora News dhe ishte në krye të detyrës, tha se “u dhunua në mënyrën më të shëmtuar dhe nuk i ka ndodhur më parë gjatë gjithë karrierës televizive që të largohet me forcë nga vendi i punës.”
Rruga Press