Bota

Tensionet Rusi-Ukrainë/ Ministri i Jashtëm i Lituanisë thirrje BE: Vendosni sanksione ndaj Moskës, thyen premtimin për largimin e trupave ushtarake

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, po i kërkon BE-së të avancojë me sanksionet ndaj Rusisë, pasi Moska theu premtimin për të larguar trupat nga Bjellorusia në përfundim të stërvitjes ushtarake.

Ai po bashkohet me 26 ministrat e tjerë të jashtëm të BE-së për bisedimet në Bruksel që do të mbizotërohen nga kriza e Ukrainës.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i cili po i bashkohet takimit, po përsërit gjithashtu thirrjen e Kievit për sanksione të BE-së ndaj Rusisë.

Ndërsa ka një konsensus mjaft të fortë se BE-ja do të vendosë sanksione nëse Rusia pushton Ukrainën, është më pak e qartë se blloku do të bie dakord për masat kufizuese në situatën aktuale, pasi një veprim i tillë do e thellonte edhe më shumë krizën.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *