Lajme

Tensionet në Kuvend/ “Demokracia vdes në errësirë”, AGSH: Gazetarët janë shtyrë nga Garda (VIDEO)

Asociacioni i gazetarëve të Shqipërisë ka reguar pas tensioneve ditën e sotme në Kuvend ku denoncon se jan shtyrë nga Garda edhe gazetarë.

REAGIMI:

“Demokracia vdes më errësirë.”

Asociacioni i gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësimin e thellë për situatën e krijuar në Parlament të enjten e 3 tetorit 2024.

Gazetarët që raportojnë zhvillimet në Kuvend janë penguar dhe shtyrë fizikisht nga Garda e Republikës si dhe administrata e Kuvendit për të ndjekur zhvillimet jashtë ambienteve të sallës plenare.

Lexo më shumë  SHBA, Blinken uron 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Ndërkohë është shumë shqetësuese që gazetarët të enjten nuk janë lejuar për të ndjekur seancën brenda saj siç ndodh çdo javë.

Dera nga hyjnë gazetarët ishte e mbyllur dhe e paaksesueshme për median për të ndjekur seancën.

Aksesi i medias është i garantuar me rregullore të Kuvendit pavarësisht dinamikave politike.

Kjo është një sjellje e përsëritur nga ana e Kuvendit dhe e Gardës dhe pavarësisht premtimeve të mëhershme se situata të tilla nuk do të përsëriten asnjëra prej të dyjave nuk e ka mbajtur fjalën.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

AGSH i bën thirrje Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe Drejtuesve të Gardës të ndalojnë menjëherë të gjitha tentativat që ngjarjet me interes madhor të pengohen për t’u ndjekur nga gazetarët.

Rruga Press

YouTube player