Bota

Tensionet në kufi, qyteti i Kharkov në Ukrainë përgatitet për luftë

“Kharkov është Ukrainë! Lavdi Ukrainës!”, bërtasin të pranishmit në marshimin e organizuar. Trupat dhe anijet ruse janë grumbulluar në tokë e në det, e pak vende në Ukrainë ndihen më të cenueshëm se Kharkov.

Kharkov, ose Kharkiv sipas varianti rus ose ukrainas, është vetëm 48 km larg kufirit rus, dhe është një qytet me 1 milion e gjysmë banorë. Të paktën 75 përqind e qytetarëve kanë rusishten si gjuhë mëmë dhe prandaj demonstratat janë të rëndësishme. Sepse ky qytet mund të jetë ndër të parët që do të sulmohej në rastin e një pushtimi.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Paralajmërimi vjen nga presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski, ndërsa zyrtarët amerikanë thonë se Vladimir Putin mund të urdhërojë një sulm në çdo moment.

 “Çdo ditë përpiqem të jem e qetë. Vazhdoj rutinën e përditshme por gjithashtu edhe mendoj gjëra të tilla, si ku i kam dokumentet, apo nëse kam para mjaftueshëm”, thotë një banore, Anna Zyablikova.  

Në një qytetet që është identifikuar si shënjestër e mundshme e Rusisë nga presidenti ukrainas, ka përpjekje për të vijuar jetën normalisht, por për shumë ky është normaliteti i ri.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

“Nuk dua të largohem kështu duhet të mbroj shtëpinë, qytetin dhe familjen time…”, thotë Viktoria Makarenka, me profesioni menaxhere në një bankë, por që po stërvitet në një poligon me një automatik në dore.

Ukraina ka zgjeruar infrastrukturën ushtarake por mbetet shumë prapa Rusisë. Kështu po rindërton këto tanke të shkatërruara T64 nga vitet 60-të, për t’i radhitur në vijën e parë të luftës. Në të njëjtën mënyrë Kievi po përpiqet të ndërtojë dhe mbrojë demokracinë nën i përndjekur nga hija e Bashkimit Sovjetik të dominuar nga Rusia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *