Lajme

Tensionet me Rusinë/ Ambasada amerikane në Shqipëri shpërndan mesazhin e Blinken: Të bashkuar në mbështetje të Ukrainës!

Ambasada amerikane në Tiranë publikon një pjesë të mesazhit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, lidhur me tensionet e ashpra mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në mesazhin në “Facebook”, ambasada e SHBA citon Blinken, i cili nga Berlini iu është përgjigjur ashpër kërcënimeve që vijnë nga agresioni rus, teksa është shprehur se diplomacia është e vetmja zgjidhje e pranueshme.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

“Fola në Berlin, në Akademinë e Shkencave dhe Studimeve Sociale Berlin-Brandenburg, për kërcënimet që vijnë nga agresioni rus.

Diplomacia është e vetmja zgjidhje e pranueshme. Aleatët dhe partnerët qëndrojnë të bashkuar në mbështetje të Ukrainës”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Rruga Press

YouTube player