Tensionet dhe përplasjet me policinë vazhdojnë, nis shembja e banesës së parë tek ‘5 maji’
Pavarësisht tensioneve mes banorëve dhe policisë në lagjen ‘5 Maji’ ka nisur shembja e shtëpisë së parë.
Të mpirë dhe të dëshpëruar banorët i kanë ngulur sytë mbi shtëpinë e tyre e cila po shembet.
Që në orët e para të mëngjesit, banorët e ‘5 majit’ kanë protestuar për të mbrojtur shtëpitë e tyre, të cilat priten të shemben nga IMT. Ata kanë tentuar që të pengojnë fadromat që të ndërhyjnë, duke refuzuar që të largohen dhe më pas janë përplasur edhe me policinë, ku kanë qëlluar me shkopinj e gurë.
Për të shpërndarë protestuesit, policia ka hedhur gaz lotsjellës, ndërsa ka shoqëruar banorët Bekim Cerrin, Loreta Nikollin dhe Mirash Markun.
Rruga Press