Lajme

Tensionet dhe integrimi, Presidentja e KE viziton vendet e Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do ta nisë turin e saj Ballkanik me një vizitë në Shqipëri.

 Ajo do të jetë nesër në Tiranë ku parashikohen një sërë takimesh. Më pas do të drejtohet për në Maqedoni të Veriut.

Të mërkurën, Von Der Leyen do të vizitojë Kosovën, ku sigurisht do të diskutohen tensionet e larta në veri. Po në të njëjtën ditë do të jetë dhe në Serbi, pala tjetër që nxit këto tensione.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Një ndalesë do të bëjë të mërkurën edhe në Mal të Zi. Turin ballkanik, presidentja e Komisionit Europian, e përmbyll të enjten në Bosnje dhe Hercegovinë.

Përpara vizitave, Von Der Leyen tha se Bashkimi Europian po fuqizon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor me një plan të ri investimi dhe konomik me vlerë sa çereku I prodhimit të brendshëm bruto të rajont.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *