Tensione të reja në Azinë Juglindore, përplasje në det të hapur mes Kinës dhe Filipineve
Akuzat ndaj njëra-tjetrës për manovra të rrezikshme dhe përplasje në ujërat e kontestuara në Detin e Kinës Jugore, kanë rritur tensionet rajonale midis Kinës dhe Filipineve.
Sipas zëdhënësit të Task Forcës Kombëtare për Detin e Filipineve Perëndimore (NTF-WPS), Jay Tarriela, Roja Bregdetare Kineze ka “ekzekutuar manovra të rrezikshme”, në përpjekje për të penguar në mënyrë të paligjshme një mision rutinë të furnizimit.
Roja Bregdetare e Filipineve njoftoi se të paktën dy anije filipinase janë dëmtuar si rezultat i goditjeve me topa uji nga anijet kineze.
Në anën tjetër, Roja Bregdetare Kineze tha se anijet filipinase kanë “ndërhyrë ilegalisht” në ujërat e kontestuara dhe po merreshin “masa kontrolli kundër tyre në përputhje me ligjin”.
Filipinet, të cilat kanë trupa të stacionuara në BRP Sierra Madre, një ish-anije e marinës amerikane, po mbrojnë pretendimet e tyre për zonën.
Megjithatë, Kina e kundërshton këtë pretendim, duke shpallur “sovranitet të padiskutueshëm” në mbi 2 milionë kilometra katrorë të Detit të Kinës Jugore dhe ishujve të tij.
Tensionet janë shtuar për shkak të pretendimeve për sovranitet në këtë rajon të rëndësishëm, i cili është jetik për tregtinë ndërkombëtare dhe bën furnizime nga të cilat varen ekonomitë e vendeve në zonë.
Ndërkohë, Filipinet njoftuan se rifurnizimi në zonën e tensionuar po vazhdon, edhe pse situata ende mbetet e tensionuar dhe e ndjeshme në këtë rajon të rëndësishëm gjeostrategjik.
Rruga Press