Tensione në Donjeck, separatistët rusë thonë se po sulmohen, ukrainasit mohojnë lajmin
Rusia ka njoftuar tërheqje trupash ngakufiri, por tensionet në Ukrainë po rriten. Kanë qenë disa akuza të separatistëve rusë ndaj ushtrisë ukrainase që kanë sjellë sërish tensione. Amerikanët druhen se ka skenar pas gjithë kësaj strategjie, se po shohim një luftë hibride, ndërsa rusët thonë se amerikanët janë bërë rusofobë.
Edhe pse është shpallur zyrtarisht një tërheqje e trupave ushtarake ruse nga kufiri me Ukrainën, në Donjeck janë shfaqur tensione.
Mediet ruse shkruajnë se amerikanët i ka kapur rusofobia, ndaj se besojnë se janë duke u tërhequr, por për amerikanët këto tensione janë përdorur edhe kur u pushtua Krimea më herët.
Separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore kanë akuzuar forcat qeveritare ukrainase se kanë hapur zjarr ndaj tyre, ndërsa pritet të njoftohet nëse ka të vrarë. Ushtria e Ukrainës i ka mohuar këto akuza duke thënë se ishin rebelët ata që sulmuan ushtrinë ukrainase.
Nuk ka pasur reagim për rastin nga OSBE-ja, e cila ka monitoruar situatën në Ukrainën lindore, por ka tërhequr disa nga monitoruesit e saj ditët e fundit për shkak të tensioneve.
Sipas dëshmitarëve ka pasur të shtëna artillerie të enjten pranë aeroportit të Donetsk dhe Elenovkës, një fshat në provincën Donetsk. Të dyja zonat janë në Ukrainën lindore dhe kontrollohen nga rebelët e mbështetur nga Rusia. Incidente të këtilla të shkeljes së marrëveshjeve të armëpushimit kanë ndodhur shumë herë gjatë tetë vjetëve të fundit.
Por për amerikanët që janë të dyshues për strategjinë ruse, thonë se Rusia mund të jetë duke sajuar ndonjë pretekst për një pushtim të Ukrainës.
Më herët Pentagoni foli për aktorë dhe pamje filimike sikur ishte duke u sulmuar ndonjë zonë ruse në Ukrainë, që të përdorej si prektest, gjë që rusët e mohuan. Ndërkohë, më herët, presidenti Putin ka folur për gjenocid ndaj rusëve në ato territore.
Rusët kanë bërë gati ligjet për njohjen e republikave të veccanta në Lindje të Ukrainës. Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë votoi të martën për t’i kërkuar Presidentit Vladimir Putin që të njohë të pavarura dy republikat e vetëshpallura separatiste në Ukrainën lindore.
Republika Popullore e vetëshpallur e Luhanskut deklaroi për rastin se forcat ukrainase kishin përdorur mortaja, granatahedhës dhe një mitraloz të enjten.
Amerikanët vijojnë akuzat se Moska mund të jetë duke planifikuar sulm, gjë e cila mohohet nga Kremlini dhe argumentohet se amerikanët janë rusofobë.
Rruga Press