Lajme

Tensione me policinë/ Protestë në Mamurras, banorët bllokojnë rrugën: S’na mbetet zgjidhje tjetër veçse të shpërngulemi

Banorët e lagjes ‘Demokracia’ prej një jave kanë mbajtur të bllokuar rrugën në lagjen e tyre. Mëngjesin e sotëm, ato vijuan me rezistencën. Dhjetra forca policore nga Drejtoria e Qarkut Lezhë tentuan të krijonin një marrëveshje me banorët për të hapur rrugën, mirëpo nuk është zgjidhur asgjë.

Në këtë rrugë, kalojnë mjete të tonazhit të rëndë, duke shkaktuar probleme për banorët. Një prej tyre është shprehur se nuk iu kanë lënë zgjidhje tjetër, veçse të shpërngulen nga vendi ku jetojnë.

“Na kanë bërë me ik nga shtëpia, nga pluhuri balta. Shoqërojmë kalamajtë nga shkolla për kamionat. Jemi ankuar, na kanë thënë që do vendosim tabelën e sdo hy asnjë kamion. Banorët nuk kanë për ti kaluar kamionët ose do ikim nga shtëpia. Forcat policore kanë ardhur se kanë bërë marrëveshje me të gurores.Të gjithë kanë lënë punë dhe do rrimë këtu. Ose do shpërngulemi me shtëpi, 100 familje këtu”– tha një prej banorëve.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Është e pesta ditë që protestojmë dhe nuk kemi marrë asnjë zgjidhje. Sot ka ardjur policia, e ka çuar pushteti dhe pushteti s’ka marrë asnjë masë. Na mashtroi dy herë. Një herë i lamë një muaj kohë, pastaj 1 muaj e gjysmë dhe nuk morën asnjë masë. I kemi njoftuar, kemi komunikuar në telefon, na kanë thënë mos e lëshoni më rrugën, vetë ata. Në anën tjetër çojnë policinë. I bëjmë thirrje spak të vijë të marrë në hetim të gjitha këto, duke filluar që nga ato të guroreve. Kjo është rrugë urbane që nuk lejohet të kalohet trali me 40 tonë. Kemi njerëz të sëmurë, ka një ndotje të tmerrshme pluhuri kur punojnë tralët. Ne jemi dy rrugë, ose të ikim me gjithë shtëpia prej këtu, të na heqin, ose të gjejnë rrugën të kalojë atje sipas ligjit. Do rezistojmë deri në vdekje, jemi për mbijetesë. Ne kemi të drejtë.

Jam banor i lagjes. Kamionët kanë katër vite që na janë bërë problem. Nuk është protestë në mënyrë të organizuar, ishte një shpërthim spontan, se na ka shkuar thika në palcë nga zhurma, ndotja, drudhja. Kamë kaluar 800 kamionë në 24 orë. Ka qenë autokolona 4 km nga këtu deri tek guroret. Ne kemi firmosur një peticion, banorët e lagjes, janë diku tek 80 firma. Ja kemi dërguar kryetares së bashkisë së Kurbinit dhe shefit të komisarit të policisë së Kurbinit. Në janar, protesta e parë, kryetarja e bashkisë na kërkoi 1 muaj afat për shkak se do miratonte disa leje për ti caktuar një rrugë guroreve. Pas një muaj skadoi afati nuk u bë kjo rrugë. E bllokuam sërish rrugën dhe nënkryetari i bashkisë kërkoi edhe 1 kohë afat. I dhamë 45 ditë dhe jemi sërish në protestën e tretë”, shprehen banorët.

Lexo më shumë  27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Prej vitesh mbetet shqetësim për banorët e kësaj lagjeje qarkullimi i automjeteve të tonazhit të lartë, që shfrytëzojnë inertet në kodrat e qytetit të Mamurrasit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *