BallinaBota

Tension Rusi-Japoni, Moska dërgon raketat në ishujt e largëta

Rritet tensioni midis Rusisë dhe Japonisë, sërish për statusin e ishujve Kurile. Forcat ushtarake ruse kanë deklaruar se kanë transferuar në Iturp, një nga ishujt më jugorë të ishujve Kurile, sistemin e mbrojtjes S-300, duke i dhënë një dimension tjetër pranisë ushtarake në atë zonë.

Lëvizja e fundit te Moskës, që në javët e kaluara ka transferuar edhe avionë ushtarakë të gjeneratës së fundit në bazat ushtarake të zonës.  

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Ishujt, që Tokyo cilëson si territoret e saj veriore, u pushtuan nga Bashkimi Sovjetik ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, një akt që nuk është pranuar kurrë nga Japonia dhe kjo çështje ka penguar që të dy vendet të nënshkruanin një traktat paqe.   

Vendndodhja e Ishujve Kurile

Ishujt Kurile kanë vlerë gjeostrategjike të madhe, veçanërisht për të drejtat e shfrytëzimit të peshkimit por edhe për burimet natyrore si squfuri dhe piriti, me potencial të lartë edhe për burime nafte të bollshme që mendohet se fshihen në ato zona të ftohta, të banuara nga një popullsi autoktone, Ainut.   

Lexo më shumë  Izraeli godet Bejrutin disa minuta pas njoftimit të Bidenit për armëpushim
YouTube player