Sport

Tenisti, në mes të ndeshjes: E sigurt, jam me Covid

Bernard Tomic u eliminua që në raundin e parë paraeliminator të “Australian Open”, pasi u mund nga rusi Roman Safiullin në dy sete, 6-1 dhe 6-4.

Por, lajmi në këtë përballje ishte se australiani i tha arbitres së ndeshjes se ishte me koronavirus.

Në një nga pushimet e sfidës, Tomic u pa shumë i lodhur dhe mati pulsing. Në atë kohë, iu drejtua brazilianes Aline Da Rocha Nocinto dhe i tha se ndihej keq.

Lexo më shumë  Broja: Jam krenar për mënyrën se si luajtëm ndaj Spanjës

“E sigurt që jam me Covid, për dy ditë do të dal pozitiv. Nëse nuk dal, të ftoj për darkë; nëse dal pozitiv, do të më ftosh ti”, tha me shaka Tomic.

Pas ndeshjes, ai kritikoi sistemin e testimeve të turneut: “Nuk e kuptoj si nuk na bëjnë PCR-në. Na lejojnë të luajmë me testin e shpejtë që e bëjmë vetë, në dhomën e hotelit”.

Lexo më shumë  Kombëtarja kthehet në Shqipëri, Sylvinho konfirmon qëndrimin

Rruga Press

YouTube player