Lajme

Tenderi i dyshimtë i Fondit Shqiptar të Zhvillimit/ Dritan Agolli i jep 400 milionë lekë tender shefit të kuzhinës në restorantin e djalit të tij

YouTube player

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tjetër tender të dyshimte që kap një vlerë prej rreth 400 mijë dollarësh. Fituesi do të duhet të përgatisë një “menu autentike” për projektin e “100 fshatrave”.

Prokurimi është është hapur më datë 21 tetor 2021 dhe në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Ai ka objekt “Ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar Menunë e 100 Fshatrave”, dhe fondi limit prej 41,666,667 lekë.

Pas hapjes së dokumenteve fitues rezultojnë Mascarpone sh.p.k e cila është në pronësi të kuzhinierit Alfio Rrotani & Endrit Maci Person Fizik.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Por ajo çfarë duket më tej lë të kuptosh se tenderi i dhënë ka lidhje me drejtorin e Fondit, Dritan Agolli. Kjo pasi pronari i një prej kompanive fituese punon si shef kuzhine në një restorant luksoz që është në pronësi të djalit të Dritan Agollit, drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Pra Alfio Rrotani punon si shef kuzhine në restorantin “Bedouin Beach & Bar”, në pronësi të Flladi Agollit siç duket edhe në dokumentet e Qendrës Kombëtare e Biznesit.

Në këto kushte pak kush mund të besojë se drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka zhvilluar një tender korrekt dhe nuk ka konflikt interesi në tenderin me rreth 400 mijë dollarë.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Së fundi ende nuk është e qartë se përse do të shpenzohen 41 milionë lekë për të studiuar një menu e cila do ti serviret 100 fshatrave.

Më herët në skandalin e pubilikimit të pagave ka rezultuar se në Fondin Shqiptar të Zhvillimit punonjësit kishin super rroga.

Madje vetëm një shofer kishte 1 milionë lekë pagë dhe hidraulikët rreth 1 milion e nëntë qind mijë lekë./Ora news/

Rruga Press

YouTube player