Lajme

Tenderat/ Në gusht u ankimuan 66 procedura, KPP pranoi më shumë se gjysmën

Gushti është një nga muajt me volumin më të ulët të procedurave të prokurimit të zhvilluara nga institucionet publike por edhe për ato që janë çelur duket se nuk kanë munguar ankesat.

Buletini periodik mujor i Komsionit të Prorkurimit Publik ka zbardhur se në muajin e tetë të vitit u ankimuan të paktën 66 procedura, ku më shumë se gjysma e këtyre ankesave është pranuar nga ky institucion për t’u trajtuar.

Nga ky total vetëm një ankesë lidhet me fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë ndërsa pjesa tjetër me procedurën e prokurimit publik teksa kanë munguar ankesa për konceisone apo leje minerare e ankande.

Ankimimet sipas fazës në të cilën është bërë ky i fundit kanë ndodhur ose gjatë vlerësimit të ofertave ose në fazën fillestare ku operatorët kanë pasur rezerva për specifikimet teknike që në disa raste jo pak herë cilësohen si përjashtues. Në këtë kontekst i ndarë në përqindje 65 për qind është ankimuar në fazën e vlerësimit të ofertave dhe pjesa tjetër për specifikimet.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Shumica e ankesave, lidhen me procedura që kanë në objekt të tyre sigurim mallrash, të paktën 59 për qind. Në vendin e dytë janë ankesat për shërbime dhe më pas vijnë ato për punë publike.

“Me 68 vendime të Komisionit të Prokurimit Publik janë shqyrtuar dhe zgjidhur 80 ankesa nga operatorët ekonomikë” vlerëson KPP në buletin. Kjo do të thotë që për të njëjtën procedurë mund të kenë pasur ankesë nga më shumë se një operator ekonomik.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

KPP bëri të ditur se nga ankesat janë refuzuar 40 për qind e tyre ndërkohë që disa nuk janë marrë në shqyrtim, dhe për 12 të tjera është mbyllur çështja.

Tirana është qarku që mban rekordin e ankimimeve në KPP ku nga 66 janë të paktën 44 të tilla. Kjo lidhet me faktin që në kryeqytet është e vendosur pjesa e institucioneve qendrore të cilat zhvillojnë edhe volumin kryesor të procedurave të prokurimit publik ndërkohë që më pas vijnë dy bashki me numrin më të madh të ankesave siç janë Shkodra dhe Elbasani me respektivisht nga 7 ankesa si dhe Fieri me katër të tilla./MONITOR

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *