Lajme

Temperaturat rriten lehtë. Parashikimi i motit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Evropë

Orët e para të ditës do të jenë në dominimin e kthjellimeve përgjatë gjithë territorit, por pritet që gjatë mesditës dhe pasdites kryesisht të ketë shfaqje të vranësirave në zonat malore dhe pjesërisht zonën e ulët. Sipas Meteoalb, vranësirat nuk do të mund të sjellin reshje shiu në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Lexo më shumë  Qeveria do ta mbështesë familjen e Enver Hadrit me 100 mijë euro në rastin e rigjykimit në Bruksel për vrasjen e tij

Kosova
Kosova në pjesën e parë të ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin. Ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës pritet që të ketë kalime varënsirash në për të gjithë vendin, por nuk do të mund të sjellin reshje shiu.

Maqedonia e Veriut
Deri në orët e mesditës i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve të shumta dhe kalimeve të lehat të vranësirave. Ndërsa pas orëve të mesditës gradualisht vranësirat do të bëhen më të dukshme në vend, ku në intervale të shkurtra kohore në zona të izoluara vranësirat do të jenë të shumta.

Lexo më shumë  Serbia instalon sistemin e mbrojtjes ajrore të Kinës FK-3, bëhet vendi i parë i Evropës që e vendos këtë lloj armatimi kinez

Europa
Europa Veriore dhe Qendrore do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu të shoqëruara me ministuhi ere. Ndërsa në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave do të jenë pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit dhe Europa Lindore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *