KryesoreLajme

Temperaturat rekord/ Tirana dhe shumë qytete pa energji elektrike, situatë kaotike në vend

Në ditën e temperaturave rekord, Tirana dhe shumë qytete të tjera në vend janë pa energji elektrike.

Shumica e kryeqytetit nuk ka energji elektrike.

Kjo ka sjellë jo pak probleme. Gazetarët raportojnë probleme në trafik për shkak të fikjes së semaforëve.

Ndërkohë raportohet për probleme edhe në seancat gjyqësore.

Nga ana tjetër, gazetarët e SYRI TV raportojnë se ka mungesë të energjisë edhe në shumë qytete të tjera si Durrësi, Fieri, Lushnja, Elbasani, Pogradeci, Korça, Shkodra, Kukësi, Skrapari etj.

Rruga Press

YouTube player