Lajme

Temperatura mbi 40 gradë, po çfarë ndodh me termometrin ditën e martë në Shqipëri

Prej me shumë se 10 ditësh Shqipëria ndodhet nën valët e të nxehtit afrikan. Temperaturat e larta do të vijojnë të mbizotërojnë në vendin tonë edhe përgjatë javës aktuale.

Por ndryshe nga dita e sotme, duke nisur nga e marta, temperaturat në vend pritet të pësojnë një ulje të lehtë sa i përket vlerave maksimale.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Pas 4 ditësh ku në Shqipëri në disa qytetet të caktuara temperaturat kanë qenë mbi 40 gradë celcius, duke nisur nga dita e nesërme do të pësojnë një ulje të lehtë prej 2 deri në 3 gradë sa u përket vlerave maksimale.

Ndërkohë që gjatë ditës së enjte pritet që në vendin tonë të ketë edhe reshje lokale shiu.

Ndërkohë sipas sinoptikanëve duke nisur nga e hëna e javës së ardhshme pritet që të kemi një ulje graduale të temperaturave.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *