Lajme

Temperatura e acarta godasin të gjithë vendin. Ja si shfaqet situata në qarqet Dibër, Elbasan dhe Vlorë

Burime nga Emergjencat Civile bëjnë me dije se nga temperaturat e ulëta që kanë goditur vendin ka një prani të madhe akulli në akset rrugore në qarkun e Dibrës. Rruga e Arbrit është e kalueshme me zinxhirë në segmentin e bypasit.

Rrugët rurale janë të kalueshme në nivel qarku, ndërkohë që i bllokuar mbetet aksi Peshkopi-Lurë

Rrugët Lurë-Rrëshen, si dhe Xibër-Klos janë të kalueshme me zinxhirë.

Ka mungesë energjie në njësitë Kala e Dodës, Reç, Lurë dhe Selishtë. Ekipet e punës të OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Lexo më shumë  SHBA, Blinken uron 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Situata në qarkun e Elbasanit:

Temperatura nën zero janë shënuar gjithashtu në të gjithë qarkun Elbasan, të shoqëruara me reshje dëbore në lartësi dhe prezencë ngricash ne pjesën tjetër.

Akset rrugore nacionale janë të hapura. Në segmentin Lunik-Klenje te aksit rrugor Librazhd-Sterbleve këshillohet lëvizja e mjeteve me zinxhirë. Trashësia e deborës ne këtë aks ka shkuar në 20cm dhe mjetet e emergjencave janë duke punuar për të mbajtur të hapur qarkullimin. Në akset e tjera nacionale kemi prezencë akulli në rrugë, ku në pikat më problematike është hedhur kripë.

Lexo më shumë  FOTO/ Sulmi mbi Komunën e Zveçanit, dalin pamjet e dëmeve të shkaktuara

Në furnizimin me energji elektrike ka probleme vetëm në Fidrin 6 ne Njësia Administrative Lunik, bashkia Librazhd. Punonjësit e OSHEE-së po punojnë për riparimin e defektit.

Situata në territorin e qarkut Vlorë nuk shfaqet problematike. Gjatë natës ka patur temperatura të ulta por pa krijuar problematika. Aktualisht temperatura në Llogara është -4 gradë. Ekipet e Emergjencave po vijojnë hedhjen e kripës në rrugë për të shmangur ngricat.

Rruga Press

YouTube player