Lajme

Temperatura deri në -6°C! Diell dhe vranësira, moti për ditën e sotme

Dita e fundit e javës do të mbyllet me diell dhe me temperatura nën minus.

Sipas MeteoAlb zhvillimi i një qendre anticiklonare mbi Ballkan do te sjellë në vendin tonë kushte të qëndrueshme atmosferike, për pasojë kthjellimet do të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat malore. Orët vijuese mbeten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 13°C.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Lindor – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Rruga Press

YouTube player