Lajme

Temperatura deri në 27 gradë, parashikimi i motit për sot

TIRANË– Java mbyllet me diell dhe me temperatura të larta, mirëpo nuk do mungojnë dhe reshjet e shiut. Sipas MeteoAlb: Vlerat e larta barike do të sjellin mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin tonë, gjatë gjithë ditës.

Parashikohet që zonat Jugore dhe Qëndrore të jenë në dominimin e kthjellimeve, por herë pas here do të ketë dhe zhvillim të vranësirave konvektive duke sjellë shira të përkohshëm kryesisht në veri dhe veriperëndim.

Lexo më shumë  Protestë para Prokurorisë së Shkodrës, banorët e Baks-Rrjollit: Dosja prej një viti pa zgjidhje

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes por nje renie te lehte do të ketë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.Era do të fryjë e mesatare me shpejtësi 40 km/h, mbetet nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *