Televizioni shtetëror serb ndali transmetimin kur Nora Gjakova luftoi për medalje të artë, shpjegimi është i çuditshëm
Televizioni shtetëror serb (RTS) e kishte ndërprerë transmetimin e Lojërave Olimpike në Tokio kur garuesja nga Kosova filloi luftën për medaljen e artë – shkruan klix.ba.
Nora Gjakova hyri në histori duke fituar medaljen e dytë të artë për Kosovën në ‘Tokio 2020’ dhe të tretën në histori të vendit, pasi në ‘Rio 2016’ një të artë e kishte fituar edhe Majlinda Kelmendi.
Xhudistja e Kosovës në finale në kategorinë deri në 57 kilogramë festoi përballë holandezes Sanne Verhagen.
Mirëpo, duelin e saj nuk kanë mundur ta përcjellin shikuesit përmes ekraneve të RTS, sepse televizioni shtetëror serb e ndali transmetimin kur xhudistet dolën ne fushëbetejë.
Rruga Press