BallinaLajme

Televizioni serb publikon hartën e Serbisë pa Kosovën, shikoni çfarë ndodh në Beograd

Një televizion i Serbisë ka publikuar një hartë të vendit, ku Kosova paraqitet jashtë territorit të saj, siç ndodh në të gjitha hartat ndërkombëtare, e kjo ka shkaktuar një tallaz politik në vend.

Tamboidi Informer dhe disa media pranë Aleksandër Vuçiçit, sulmojnë televizionin “Nova S”, i cili është një media e pavarur, i cili ka mbajtur qëndrime kritike ndaj qeeverisë.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Mediat e Vuçiçit, e kanë sulmuar Dragan Gjilasin, kreun e opozitës serbe, si një njeri që po shet Kosovën dhe po bën kompromis me armiqtë e vendit.

Në rrjete sociale kanë vijuar një reagim të militantëve pro Vuçiç, duke riaktivizuar inatin e urrejtjen ndaj shqiptarëve.

“Me këtë lëvizje, ata treguan, si media e opozitës, se pozicionet e opozitës janë pro njohjes së pavarësisë së Kosovës. Një provë tjetër që opozita nuk dëshiron asgjë të mirë për Serbinë dhe po kërkon vetëm interesin e saj, edhe nëse do të duhej ta njohin Kosovën. Turp dhe turp!”, shkroi Informer, një tabloid që përkrah presidentin Aleksandër Vuçiç por dhe që përdor shpesh gjuhë antishqiptare.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar
YouTube player