Sport

Televizioni portugez pretendoi se Messi është fituesi i ‘Topit të Artë’, ‘FF’ përgënjeshtron lajmin

Televizioni shtetëror portugez RTP bëri të ditur mbrëmë se Lionel Messi është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2021, por këto pretendime u përgënjeshtruan menjëherë nga kreu i France Football, media që jep çmimin prestigjioz.

Lajmi i përhapur nga televizioni portugez bëri jehonë në mbarë botën, por ndonëse është një medium jashtëzakonisht serioz, ka mbërritur përgënjeshtrim nga France Football.

Drejtori i gazetës franceze Pascal Ferre deklaroi menjëherë se RTP gënjeu publikun.

“Ky informacion është budallallëk i madh, si shumë gjëra të tjera që janë thënë në dhjetë ditët e fundit. Një bllof i madh,” tha Ferre.

Messi është rekordmeni me gjashtë Topa të Artë dhe në vitin 2021 fitoi Kupën e Amerikës me kombëtaren e Argjentinës dhe ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll me 30 gola të shënuar dhe me të drejtë mund të shpresojë për një çmim.

Gjithsesi, favoriti i madh është Robert Lewandowski, për të cilin Marca pretendon se do të marrë çmimin dhe që zyrtarisht do të bëhet futbollisti më i mirë në botë. Megjithatë, pavarësisht pretendimeve të mediave të ndryshme, emrin do ta zbulojmë në një ceremoni që do të mbahet më 29 nëntor, në Paris.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *